/15/04/2020 . 13:23//
Ditën e sotme janë shënuar 19 raste të reja me Covid-19 në vendin tonë. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, listën e të infektuarve e kryeson sërish Tirana me 11 raste të reja, duke e çuar numrin e të prekurve në kryeqytet në 237. Ndërkohë që harta është zgjeruar në Kukës, me 5 raste të reja.
Pesë personat e prekur janë kontakte të rastit të djeshëm të infektuar, mes të cilëve 4 familjarë të tij dhe një infermiere. Edhe Kruja, Korça dhe Elbasani kanë zgjeruar hartën e infeksionit me nga një rast të ri.
Rastet e reja
– 11 raste Tiranë
– 5 raste Kukës
– 1 rast Krujë
– 1 rast Korçë
– 1 rast Elbasan
ME SHUME LAJME
Jug. “Qyteti im Evropian”, ekspozitë e 40 autorëve nxënës.
Pezullohen 38 leje drejtimi, arrestohen 6 drejtues mjetesh
Sarandë. Gjergj Merkuri, kandidat i pavarur kallëzon penalisht kreun e PS Eleron Gjoni