SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

PERMBYTJET NE SHKODER - Xhamia e Plumbit dhe shtepi te permbytura lagjjen Ajasem ne hyrje te qytetit te Shkodres. Disa fshatra dhe qindra hektare toke bujqesore vazhdojne te mbeten nen uje ne fshatrat Obot, Oblike dhe Murriqan ne qarkun e Shkodres si pasoje e hapjes se portave te shkarkimit te hidrocentraleve mbi lumin Drin./r/n/r/nFLLODS IN SHKODRA - This picture taken on March 20, 2018, shows a general view of the flooded village of Ajasem near the city of Shkoder. After days of heavy rain all over the country, hydropower plants have opened the dams' floodgates leading to hundreds of hectares to be flooded in the north of the country, isolating many villages.

Reshjet përmbytin mbi 400 hektarë tokë dhe banesa! Situatë problematike në veri, evakuohen 5 familje

Reshjet intensive të shiut kanë sjellë përmbytje në toka dhe banesa, bllokim të rrugëve, dëmtim të urave dhe ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona të vendit. Situata paraqitet më problematike në Qarkun e Shkodrës. Dalja nga shtrati e përrenjve ka lënë nën ujë rreth 400 hektarë tokë në Njësinë Administrative Ana e Malit. Si pasojë e përmbytjeve dy familje në Shkodër dhe tre në Malësinë e madhe janë evakuuar.

Disa banesa të tjera rrezikojnë të përmbyten.

“Rreziku është që ky uji që rrjedh drejt Dajçit të shkaktojë përmbytje në ato zona, ndaj jemi për të kontrolluar punën e hidrovoreve”, tha ministri Peleshi. Situata po vështirësohet edhe në rrethinat e qytetit ku lagja Ajasëm është rrethuar nga uji. Prezenca e madhe e ujit në hyrje të qytetit tek Harku i Bërdicës ka bërë që të pezullohet qarkullimi i makinave të vogla.

Një tjetër qark problematik është ai i Lezhës. Dhjetëra hektarë tokë në Zadrimë janë mbuluar nga uji. Reshjet kanë shkaktuar probleme edhe në qytetin e Durrësit pasi në disa rrugë të brendshme, prezenca e ujit vështirësoi kalimin.

Po ashtu linjat e shpërndarjes së energjisë elektrike janë dëmtuar në veri të vendit, por edhe në Tiranë, Vlorë e Gjirokastër. Për pasojë disa fshatra kanë mbetur pa energji elektrike.

“Po vendosen në kontroll të gjitha zonat. Kur të ulet edhe intensiteti i reshjeve do të kemi furnizim të plotë me energji elektrike”, u shpreh ministri Peleshi. Në qytetet bregdetare për shkak të motit të pafavorshëm është ndaluar dalja në det e mjeteve të vogla lundruese deri në 22 Nëntor. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes Shkodra, Lezha, Tirana, Durrësi, Vlora dhe Fieri janë qarqet me rrezikun më të lartë për përmbytje.

Një reagim për situatën ka bërë edhe Presidenti i Republikës që ka kërkuar angazhim maksimal nga autoritetet për të mbrojtur jetën dhe pronën e çdo individi.///

error:
%d bloggers like this: