SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Rrëfimi i Spartakut në policinë greke: Duhet të bëja patjetër seks, isha nën ndikimin e ‘mallit’

Spartak Dyrmishi ka rrëfyer aktet e kryera në orët e para të 23 tetorit ndaj dy femrave, duke pohuar se ishte i vetëdijshëm për veprimet e tij. Ai ka thënë para hetuesve dhe policisë greke se nuk ishte vetvetja kur sulmoi dy vajzat. Duke qenë nën efektin narkotikësh, ai nuk po dinte më se çfarë po bënte.

“Për atë që bëra isha nën ndikimin e drogës. Doja të bëja sek’s. Vajza e parë vazhdoi t’i binte borisë e të klithte dhe unë u tremba dhe vrapova. Doja patjetër të bëja sek’s dhe tjetrën e mora në stacion autobusi ”, thuhet të ketë firmosur në rrëfimin e tij përd’hunuesi i dyshuar shqiptar Spartak Dyrmishi.

Më herët foli nëna e tij nga Paleo Faliro në Athinë ku banon: “Më vjen turp për djalin tim. Nuk më intereson më ai. Nuk është fëmija me të cilin jam rritur. Unë jam një zonjë.

Çfarë bëri ai? Ai nuk është djalë i ri, është një burrë 44 vjeç… Çfarë të bëj që lagjia thotë më të mirën për mua, më shkatërroi.

Më vjen turp… nuk dua ta kujtoj. Për mua ai ka vdekur… Unë po punoja që djali im të më vidhte lekët dhe të më rrihte. Katër vite që jeton me mua, po më shkatërron. Është turp, ka edhe dy fëmijë… ”, tha nëna e Spartak Dyrmishit.

Në një pallat në Vlorë, i etiketuari nga mediat greke si “përd’hunuesi me tatuazh” i Palaio Faliros, ishte duke pirë i vetëm raki, kur u arrestua në një operacion të policisë shqiptare.

45-vjeçari Spartak Dyrmishi u arrestua në 1 nëntor pas mesnate dhe u dorëzua rreth orës 02:30 pranë autoriteteve greke në stacionin ndërkufitar të Kakavisë.

Ai ishte strehuar në banesën e nënës së tij, në katin e 6-të të një pallati në Vlorë, dhe kishte me vete raki, uiski, ushqime të thata dhe konserva.

Fqinjët, ndonëse 44-vjeçari nuk dilte rregullisht nga banesa, ose zgjodhi të lëvizte në orët e vona të natës me kokë të mbuluar, e kishin njohur nga fotot e publikuara nga mediat dhe kishin njoftuar policinë për praninë e tij në zonë. Ndërkohë që autoritetet kishin konstatuar praninë e tij në zonë nga përdorimi i celularit dhe kanë vijuar me një operacion policor.

I dyshuari nuk e hapi derën kur erdhi policia ndaj ishin shërbimet zjarrfikëse që ndërhynë për t’u futur brenda. Dyrmishi nuk rezistoi dhe kërkoi to dorëzohet vullnetarisht te policia greke.///

error:
%d bloggers like this: