SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Kryeministri Edi Rama përgënjeshtroi sot lajmin se qeveria ka deklaruar rritjen e çmimit të energjisë në 1 nëntor. Rama shpreh me anë të një postimi në Twitter se qeveria ka 14 muaj që thotë se çmimi do mbrohet siç po mbrohet. “Opozita e Rublave e mediat e saj po u thonë sot shqiptarëve se Qeveria ka deklaruar rritjen e çmimit të energjisë në 1 nëntor!”, u shpreh Rama

“Një lajm dyfish i rremë: Kemi 14 muaj që themi çmimi do mbrohet siç po mbrohet dhe s’e kemi deklaruar kurrë diçka të tillë! Pse e bëjnë? Dava Rublash”, theksoi Rama. Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Lisandër Hoxha u shpreh sot në një deklaratë nga selia e PD se, siç është njoftuar nga Qeveria Rama, çmimi i energjisë elektrike do të ndryshojë nga data 1 Nëntor.

Hoxha theksoi se, fasha 800 kW, është barrë e rëndë për 161 mijë abonentë familjarë.///

error:
%d bloggers like this: