SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

 Rruga Kardhiq-Delvinë, një arterie e re që i jep frymëmarrje turizmit të Sarandës, i jep perspektivë ekonomike Delvinës dhe afron detin me Gjirokastrën është tashmë realitet.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri publikoi pamje nga ky aks i ri me rëndësi për jugun e vendit.

“Kënaqësi e veçantë teksa shoh që një tjetër rrugë e lënë rrugëve nga qeveria e Partisë Demokratike tashmë përfundoi me sukses. Një premtim i bërë para qytetarëve të Delvinës, Sarandës e Gjirokastrës; shumë punë e përpjekje për zhbllokimin e projektit, sigurimin e financimit dhe hapjen e kantiereve në vitin 2018. Më pas vëmendje e vazhdueshme, punime intensive e tashmë rruga Kardhiq-Delvinë është një realitet edhe për ata që nuk na besonin! Një arterie e re qe i jep frymëmarrje turizmit të Sarandës, i jep perspektivë ekonomike Delvinës dhe afron detin me Gjirokastrën”, u shpreh Gjiknuri.

Rruga e re Kardhiq-Delvinë, e cila shkurton kohën e udhëtimit drejt Sarandës me 45 minuta, është gati.

Pjesë e kësaj rruge është edhe tuneli i Skërficës. Me një gjatësi prej 33 km, përfundimi i rrugës Kardhiq-Delvinë e shkurton me 3 orë kohën e udhëtimit nga Tirana në Sarandë, duke i dhënë një hov të mëtejshëm zhvillimit shumëdimensional të zonës dhe vendit.///

error:
%d bloggers like this: