SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Italian singer Marco Mengoni (2R) poses with the trophy with Sanremo Festival host and artistic director Amadeus (L), mayor of Sanremo, Alberto Biancheri (2L), and Italian fashion blogger, businesswoman and model, Chiara Ferragni (R) on stage at the Ariston theatre after winning the 73rd Sanremo Italian Song Festival, in Sanremo, Italy, 11 February 2023. The music festival will run from 07 to 11 February 2023. ANSA/ETTORE FERRARI

SANREMO – Mengoni fiton çmimin e parë me ”Due vite”

– Marco Mengoni dhe kënga e tij ”Due vite” janë fitues të edicionit të 73-të të Festivalit të Sanremos.

I dyti doli Lazza dhe i treti Mr. Rain. ”Doja t’ua kushtoja fitoren të gjitha zonjave që morën pjesë në festival”, tha Marco Mengoni menjëherë pas fitores. ”Kemi arritur në finale me pesë djem dhe ndaj mendoj se është e drejtë t’ia kushtojmë artisteve që kanë sjellë pjesë të mrekullueshme në këtë skenë”, shtoi ai me çmimin në dorë dhe ende me lot në sy nga emocionet.

Mbrëmja e fundit e Sanremos u hap me një homazh emocionues nga Gianni Morandi për mikun e tij Lucio Dalla, i cili do të mbushte 80 vjeç më 4 mars, me këngët ”Piazza Grande”, ”Futura” dhe ”Caruso”.

Ndërkohë, u lexua edhe letra e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky drejtuar festivalit.

”Ukraina do ta fitojë patjetër këtë luftë. Ajo do të fitojë së bashku me botën e lirë. Ajo do të fitojë falë zërit të lirisë, demokracisë dhe, natyrisht, kulturës”, thuhej në një nga pasazhet e letrës.///

error:
%d bloggers like this: