SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Në një skenë madhështore në shëtitoren e saporikosntruktuar dhe në një sfondin e detit blu, Saranda dha sinjalin zyrtar të mikpritjes për çdo turist vendas dhe të huaj dhe bëri ‘celebrimin’ e një sezoni më të përgatitur turistik.

 Duke përshëndetur publikun prej mijëra pjesëmrrësish, kryebashkiaku Adrian Gurma u shpreh “Saranda i ka hapur dyert për të gjithë. Jemi në kulmin e përgatitjeve për sezonin turistik.

Duke përmendur faktin se ndryshe nga çdo vit I mëparshëm, përgatitjet për sezonin dhe vitin turistik nisën qysh në përfundim të sezonit të kaluar, Gurma theksoi: “Nuk i kemi filluar tani përgatitjet, i kemi filluar shumë herët, në fund të sezonit të vitit të kaluar.. Diellin e kemi shumë të  mirë, detin e kemi shumë të mirë dhe njerëzit i kemi të mrekullueshëm për të pritur turistë.”-tha Gurma duke shtuar se “Dashuria e e sarandiotëve për turistët, është e para. Më thjesht se kaq nuk ka: “EJA NË SARANDË!

Se cfarë do të këtë të re ky sezon, Gurma përmendi shetitoren e rikonstruktuar si një aset i mrekullueshëm, rrugën e rë që po përfundon dhe do ta afrojë Sarandën me Tiranën dhe trevat mbarëshqiptare prej nga presim edhe më shumë turistë, e cila do të jetë më e shkurtër.

Këto dhe shumë gjera të tjera që jemi në përgatitje, do ta bëjnë Sarandën ndryshe nga çdo vit.-tha Gurma.

Ai  nuk harroi të falënderojë strukturat shtetërore lokale dhe bizneset që kanë bërë gjithshka  që Saranda të jetë perla e turizmit shqiptar.

E pranishem në këtë  ceremoni dhe festë popullore, Zvendësministrja e Turizmit dhe Mjedisit ,Vilma Bello, vuri në dukje se ”sot është një festë e vërtëtë për të celur sezonin, Saranda është dhe do te jetë mbretëresha e gjithë turizmit në Shqipëri, vecanërisht në jug -tha Bello“.

Pas kësaj ceremonie të thjeshtë, publiku I gjerë ndoqi një koncert nga Ansambli Shtetëror i Këngeve dhe Valleve si dhe performancën e disa grupeve folklorike vendore; panairin e suvenireve turistike, ekspoizitën e karikturës të autorit të njohur Bujar Kapexhiu , një ekspozitë me objekte të destinacioneve  rajonale turistike dhe një tjetër te detarisë shqiptare me fokus rajonin e Sarandës , etj,.Nderkohe eksozita ne natyre , buze detit ne shetitoren e re me automjetet RETRO, ishte nje tjeter befasim i kendshem per banoret, cdo vizitor vendas apo te huaj qe kishte preferuar Saranden si destiancion.//SARANDNEWS.AL///

error:
%d bloggers like this: