SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Saranda… cila Sarandë ?

Nga Pirro NAÇI

Disa dekada më parë, jashtë dhe larg një qyteti u hap dhe filloi punë një fabrikë që shkaktonte ndotje. Ndotja nuk arrinte në qytet, kështu që edhe nuk kishte reagime. Me kalimin e kohës, punëtorët të lodhur nga puna, filluan të ndërtonin banesa dhe ndërtesa të pa ligjshme afër fabrikës. Godinat u legalizuan dhe qyteza u kthye në një qytet ku bëri edhe planin rregullues.

Brezi i dytë që ndërtuan shtëpitë dhe vilat, filluan të reagojnë për ndotjen që shkaktonte fabrika, dhe të gjithë kërkuan largimin e saj. Ja aritën qëllimit… Nga kjo histori të lind natyrshën pyetja;-‘’Po Sarandës mund ti ndodhë një fenomen i tillë’’? Padyshim që detin nuk mund ta largojnë, sado që të mbipopullohet apo të betonizohet…Por, në analogji me qytetin europian diçka ka ndodhur edhe këtu…

Në Sarandë nuk kanë larguar asnjë ‘’fabrikë’’ por edhe më keq akoma, kanë ‘’larguar’’ dhe ‘’tjetërsuar’’ vetë Sarandën…Por, cilën Sarandë…? Se Saranda është një qytet nga më të rëndësishmit të turizmit. Një destinacion shumë i kërkur dhe i dashur për gjithë shqiptarët. Një qytet i lakmuar për të investuar… Kjo është njëra Sarandë … Se ajo ‘’tjetra’’ që është pulsi dhe jeta e qytetit dhe qytetarëve të saj po ‘’plaket’’…Nuk flas për nostalgjinë…Se kujtesa dhemb kudo që ta prekësh…

Të fshish një pjesë të së shkuarës është si të fshish një pjesë të së ardhmes…. Qyteti sot po ‘’jep shpirt’’ për pak ujë, për pak pastërti, për më shumë kënde apo ambjente për të rinjtë…për pak vende në plazhet e qytetit, apo edhe për një parking për makinën… Ka edhe shumë arsye të tjera që e bëjnë të vështirë jetën e qytetarëve të saj të paktën nga ana urbanistike…

Po kush e ka fajin… Kryetari?… Ky që kemi apo ata që ikën?…. ‘’Fajin’’ e kemi vetë ne, sarandjotët, për një mijë e një arsye… Një miku im thotë se qyteti u prish që kur filluam të bënin shtesat e pallateve…Pastaj filluan ndërtimet pa kriter, pa arkitekturë, të përshtatshme …Të gjithë shkelën ligjin. Tregomëni njërin që ka bërë një ndërtim dhe nuk e ka shkelur ligjin!!!…Madje kishte shumë nga ata që sa më shumë ishin të kundërligjshëm aq më shumë e lartësonin flamurin … Pas qytetareve vinin politikanët. Çdo deputet që na e ‘’servirte’’ Tirana na sillte edhe fshatin, zonën dhe krahinën , që nga Tepelena, Fieri, Përmeti, nga zona e bregut edhe nga Rëzoma, nga Çamëria e Korça e deri nga Malësia. Në Sarandë, në Ksamil apo në Berdenesh kanë ardhur një popullsi e barabartë me numrin e pothuajse të 30-të fshatrave…

Nuk janë pak për një qytet si Saranda. Dhe në periudhën verore, popullsia është e barabartë me atë të 200 ‘’fshatrave’’… Hajde pastaj dhe ndreqe Sarandën…Ç’t’i kërkosh Kryetarit ???… Jo se ai është i justifikuar !!!…. Ca të tjerë, kanë ‘’formulën’’ dhe ‘’çelsin’’ e zgjidhjes duke ju shtrirë barkas kryeministrit apo duke lënë ‘’emër’’… Po të ishte kështu do ta bënte edhe Kryetari që kemi … Je i zoti ta shtrish ‘’barkas’’ apo ta ulësh ‘’këmbëkryq’’ në Sarandë Kryeministrin dhe të marrë përsipër përgjegjësitë që janë vetëm të qeverisë si për ujin , si për energjinë elektike , për parkingun, për qarkullimin e shumë të tjera… Jo se në Sarandë nuk janë bërë ndryshime dhe se nuk ka hedhur hapa përpara, por nuk është aty ku duhet të ishte.

Pushteti qëndror në këto 3 dekada nuk i ka dhënë rëndësinë që i takonte. Më shumë i ka marë se sa i ka dhënë. Vizioni për Sarandën ka qënë amatoresk dhe pa prespektiva të qarta.. Intresat partiake kanë qënë mbi interesin për Sarandën… Sot në Sarandë të gjithë ata që erdhën dhe ndërtuan një ‘’kasolle’’ mbrapa turizmit apo në lagjen Nrr.4, zona “Baba Rexhepi”, a në Berdenesh, apo në Ksamil, kanë marrë edhe çertifikatën e pronësisë… Sarandjotët që jetojnë në lagjen më të vjetër, atë ‘’Amerikane’’, janë akoma nga një zyrë në tjetrën… I njihen vetëm 200 metër katrorë pronësi, të tjerëve që ndërtuan ‘’kasollet’’, dyfishin e metrave …!!!

U bë shëtitorja, por po të futesh në brendësi të qytetit, ka shume per te bere, madje janë kthyer lagjet në ‘’fshatra’’!!!…Ka shumë akoma probleme dhe të gjithë i dimë …prandaj nuk po zgjatem. I themi dhe i themi çdo vit… Është koha që po dëgjojmë kandidatura dhe emra që duan të ‘’shpëtojnë’’ Sarandën në zgjedhjet e ardhëshme lokale… I pashë kandidaturat nga e djathta dhe tani edhe nga e majta…Prisja më shumë të paktën për cilësinë e tyre..

.Një gjë më bëri përshtypje… presin të gjithë ‘’tymin e bardhë’’ të dalë në Tiranë… Shumë skema, shumë ‘’teatër’’ luhet… Asnjëri nuk po llogarit sarandjotin, hallet dhe problemet që ai ka… Ai e solli këtu ku është, ai duhet ta ndryshojë…Mbështetja partiake luan rol por kjo nuk mjafton… Saranda ka qënë e shquar për intelektualizmin dhe për nivelin e njerëzve të saj, por shumë pak e shikon këtë në organet e pushtetit vendor… Bashkia nuk është as shoqatë, as ansambël, as zyrë turistike apo noteriale…ku mund ta ‘’ëndërrojë’’ çdo kush … Se në vendë që të ‘’nxjerim’’ vetullat do shtojmë edhe ca ‘’fshatra’’ të tjerë dhe qytetit do ta kthejmë si një herë e një kohë koopertivat…

Νë zgjedhje, në vend të kryetarit do të zgjedhim ’’ kryeplakun’’ e çdo ‘’fshati’’ apo komuniteti brenda Sarandës … Nga ai ‘’tymi i bardhë’’që na jepë ‘’papën e bashkisë’’, Tirana një pjesë e përdorë me shumë ‘’mjeshtëri’’ njësoj si ai bletëritësi ndaj agresionit të bletëve…Na ‘’spërkatin’’,nuk ka mundësi tjetër! PS. Këto ditë ndodhesha në Athinë. Në lagjen dhe në rrugën që dola për të shlpodhur pak trupin, në më pakë se 800 metra, numërova në kopshtet dhe lulishtet e çdo ndërtese 150 pemë limoni dhe 220 ullinj…/sarandaNews.al///

Open photo

Fut

You sent

error:
%d bloggers like this: