SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Saranda me nje varg veprimtarish festoi 78-vjetorin e Çlirimit nga pushtuesit.

Organizata e Veteranëve të LANÇ në Sarandë, duke patur mbështetjen e Bashkisë së Sarandës, organizoi homazhe dhe nderimin e të rënëve për Çlirimin e Sarandës. Në Lapidarin kushtuar të rënëve të 9 Tetorit 1944, që ngrihet në Qafë të Gjashtës, vendosi kurorë Kryetari i Bashkisë, Adrian Gurma, Prefekti i Qarkut Vlorë, Flamur Mamaj, në emër të deputetëve Anila Denaj e Niko Kuri, si dhe nga Komiteti i Veteranëve, Shoqata e Familjeve tëDëshmorëve, nga Këshilli Bashkiak, nga Komisariati i Policisë së Rendit e ai i Kufirit dhe nga degët lokale të subjekteve politike PS e PD.

Nxënës të shkollës që mban emrin “9 Tetori”, nuk mund t’i mungonin ceremonisë nderuese. Pas homazheve, me veteranë e pasardhës u mbajt në Sarandë një takim nderues, të cilin e hapi Neriman Gjivogli, Kryetare e Komitetit të Veteranëve. Ajo tha se është rasti të nderojmë kujtimin e 14 partizanëve të rënë në ditën e çlirimit të Sarandës, si dhe rënien e 6 ushtarëve anglezë.

I njëjti vlerësim u shpreh edhe në fjalën e rastit, që mbajti ish-ushtaraku Ymer Merkaj. Ai nënvizoi se partizanët ishin faktori vendimtar për çlirimin e Sarandës, ndërkohë që nuk mohohet mbështetja nga aleatët në këtë luftë.

Të pranishmit në takim i përshëndeti Adrian Gurma, Kryetar i Bashkisë së Sarandës. Ai tha se vlerësojmë traditat patriotike e ato të luftës çlirimtare dhe ishte falenderues për mbështetjen e marrë nga veteranët e luftës e të punës dhe pasardhës të tyre, e cila është shumë e çmuar për qeverisjen e mirë.///

error:
%d bloggers like this: