SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Saranda, “metropoli i turizmit” pa shërbim urban për rrugët e brendshme të qytetit

  • SHËNIM -KOLONA JAVORE –

Nga Kale LIMARI

A ka ka ardhur koha që Saranda të ketë një shërbim urban të dedikuar vetëm për rrugët e brendshme të qytetit?

Kjo është pyetje që disa thonë se e ka përgjigjen “brenda”. Mirëpo vendimmarrja për kësisoj gjërash, nuk merret as  nëpër tavolinat e kafeneve në Sarandë kur rihen në hava ‘ide të mëdha’, as në debatet shterpe me komunitetet (vija e masave!) në prag apo larg fushatave elektorale për konsum pupulist.

Se, shkoni ju të respektuar qytetarë! Nga sheshi “Nënë Tereza” – qendra e qytetit,për në Rrugën Nr.5 (“Gjergj Aranit?”) me se mund të shkoni përveçse me këmbë, që disa këtu disa i thonë me: “O1-shin!”…

Po, në një dëstinacion në rrugën e re që bashkia jonë nuk di ende përse e quan, herë Rruga e Lëkurësit, herë  Rruga Nr.1 …

Dikush mund të thotë se i hipën autobuzit të Delvinës dhe ndalon mbi Nënstacion e Vjetër elektrik dhe nisesh me kembë (në mot me dilël, me temperatura nderi në 40 gradë ose në dimër në shira e erë, deri në iks km .Por dikush mund t;i bier shkurt shqiptarçe: Merr një taksi dhe e ke të zgjidhur! TAKSI?!…

Por kjo taksia more i nderuar kërkon( me të drejtë ) iks para për të të çuar ty te rruga Nr.5 dhe nuk ka gjasë që të të vijë, se, do të thonë: “Ç’kërkon qira në hell ky mo?Unë pres turstë për në Ksamil e Butirnt, ti kërkon rrugën 5! Hipua këmbeve byrazer!…

Pra pyetja e fillimit : A ka ka ardhur koha që Saranda të ketë një shërbim urban vetëm për rrugët e brendshme të qytetit?-mendojmë se jo vetëm i ka ardhur koha por është një nevojëe ditës. Dhë këtë duhet ta adresojë e zgjidhe bashkia e Sarandës .Jo ajo e  Këlcyrës, as ajo e Fierit!

Dhe ku duhet adresuar? Te  4 sportelet e  Bashksië që marrin ankesat.Normale. Për një shtet dhe administratë efiçente, sigurisht. Por mos prit më kot…përgjigje o durmimadhi sarandiot!

Thonë se kur u ngrit edhe kjo pyetje në një takim me atë  Forumin Qytetar, vetë kreu i Bashkisë Adrian Gurma, mbajti shënim-thanë disa.Tëk e tëk e tëk. Ndoshta.

Por janë ca punëra e shërbime për qytetarin e moshuar dhe të pamoshuar që, nuk presin “ndoshtat”.

Që duan zgjidhje të shpejtë mirë është, para se të nisin këmborët e fushatës së ardhshmeelektorale për zgjedhjet e 14 majit. Se, zilkat dhe fanfarat tani po bëjnë akordimet e funnit të notave muzikore për këtë popull.

Ndaj, jo më kot, Krybashkiaku thotë :” EJANI NË SARANDË!

Dhe mirë e ka: Të vijnë dhe të gjejnë edhe shërbime të reja për ne si qytet-metorpol turistik (siç lakohet ne mbledhje) se dynjaja, i kanë me kohë ./sarandanews.al///

error:
%d bloggers like this: