Saranda, sërish jashtë hartës për koronavirus.
Burime zyrtare bene te ditur se në Sarandë janë marrë tamponë edhe për rastet e kontakteve te afërta të shtetases ukrainase dhe rezultatet per të gjithë kanë dalë negative.
Rasti i vajzës ukrainase me simptoma të vurisit , shkatoi një lloj paniku në të gjthë rrethin e kontakteve të saj në Sarandë.
Ky lloj paniku u perhap edhe ne publik si dhe ne zyrat vendore. .
Kontaktet perfshine nje zyre ne bashki dhe disa raste te tjera gjate qendrimit te saj ne Sarandë.
Paniku preku edhe këshillin bashkiak të Sarandës, i cili kishte planifikuar me 29 maj, nje mbledhje radhe ne sallen e madhe te godines se bashkise. Ka qene vala e frikes prej virusit, që ka çuar ne anulimin e mbledhjes dhe caktimin e nje tjeter date, gjate javes se ardhshme.
Nderkohe, burime te sarandanews.al, bene te ditur se gjate diteve te fundit te majit , perfshi dhe 30 majin, ka patur me dhjetra raste te prenotimeve ne hotelet e qytetit bregdetar dhe po keshtu edhe ne Ksamil.
Gjate kesaj periudhe, pandemie biznesi turistik i Sarandes ka bere pergatitje maksimale per sezonin e ri duke respektuar te gjitha udhezimet e dikastereve per sigurine higjieno sanitare ///
ME SHUME LAJME
Jug. Balluku: Brenda vitit nis rivitalizimi i rrugës Berat-Ballaban (Këlcyrë)
Gjirokastra, në hartën e qyteteve që furnizohen me ujë 24 orë
Sarandë. Kandidati i PD Ardit Cikuli në takimin me banorë në “Baba Rexhepi”:”Kjo lagje jeton si në mesjetë!”