SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

SARANDE, 11 Mars/ RADIO-Saranda/ U zhvillua ditet e  fundit  ne stadiumin “A. Lapa”, te qytetit bregdetar, takimi i veteranëve te futbollit nga Saranda, Vlora dhe Korfuzi fqinj (Greqi).

Aktiviteti I lindur si  nisme e futbollistit  te  mirenjohur vlonjat Vasil  Ruci, kryebashkiakut Adrian Gurma dhe prefektit te Qarkut Vlore, Flamur Mamaj  duket se, do të shdërrohet në një event të përvitshëm, duke nxitur edhe llojin turizmit sportiv në qytetin bregdetar.

Futbollistete veteran nga Vlora , Korfuzi dhe Saranda kane ndjekur edhe nje fotoekspozite “Memorie ne vite” pergatitur nga gazetari sportiv Xhorxhi Vasili, me caste nga ndeshjet e futbollit te ”Butrintit”” pergjate disa dekadave.

Burime nga kjo bashki bene te ditur per Radio “Saranda” se ne llojin e turizmit sportiv, parashikohen edhe evente te tjera si kupa te ndryshme te notit, ne qytetin qe per shume vite ka mbajtur trofeun e kampioneve te Shqiperise;   kupa rajonale te shahut per mosha te ndryshme, etj., duke terhequr kersherine e tifozeve te rajonit jugor perfshi Korfuzin fqinj.

Gjallerimi I kalendarit  vjetor edhe me manifestime e evente sportive  ne nivel rajoni, duke pervijuar si nje vlere te shtuar edhe turizmin sportiv;  , duket se shihet nga bashkia e Sarandes si nje mundesi me teper per te rritur atraktivitetin per vizitoret vendas dhe te huaj qe frekuentojne Saranden dhe rajonin jugor te vendit pergjate gjithe vitit .///

error:
%d bloggers like this: