Të enjten Dega e PD në Sarandë do të organizojë festën me rastin e 32- vjetorit të themelimit.
Kryetarja e degës Manjola Nikollo ka ftuar të gjithë simpatizantët e kësaj partie që të marrin pjesë.
Nisur nga situata aktuale politike ne vete strukturat e PD edhe ne Sarandë, Nikollo ka qene e drejtperdrejte ne thirrjen e saj:
“Të dashur anëtarë të Partisë Demokratike dega Sarandë, simpatizantë, votues dashamirës ndaj forcës tonë politike,qytetarë të Sarandës,Konispolit dhe Finiqit! Ditën e enjte datë 12 Janar, ora 17:30 në Selinë e PD Sarandë ju ftoj të festojmë sëbashku, 32 vjetorin e themelimit të PD dega Sarandë! Pjesëmarrja juaj është shumë e vyer!”, shkruan kryetarja Manjola Nikollo.
Perkunder thirrjeve te mesiperme ne 32- vjetorin e Degës se PD Sarandë, në grupim që përfaqëson PD-në e Rithemeluar nga Sali Berisha dhe PD-në zyrtare që drejtohet nga Enkelejd Alibeaj, në zgjedhjet e 14 majit PD në Sarandë do të dalin dy kandidatë në zgjedhjet për kryetar Bashkie ne Sarandë.///
ME SHUME LAJME
Sarandë.Fotovëzhgim: Te Bazilika dhe Sinagoga, hiqen ‘hartat memece’
FOKUS – 6 234 viktima në Turqi dhe 2 470 në Siri pas tërmetit të 6 shkurtit
Parashikimi i motit, e mërkurë, 8 shkurt 2023