SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

 Gjyqtarja Miranda Andoni e Gjykatës se Apelit Gjirokastër ka lënë sot ne fuqi masën e sigurisë të vendosur me 4 qershor nga Gjykata e Sarandës për 6 te arrestuarit për tjetërsimin me dokumente fals te 10 mije m2 truall ne Sarandë. Mesohet se noteri Aleko Anagnosti dhe përfituesi Fredi Merkuri u lanë ne masën e sigurisë “Arrest ne burg” me afat 45 dite, ndërkohe ne “Arrest shtëpie” u lanë Pandi Zhonga, ish-drejtor i Urbanistikës ne Bashkinë Sarande, Rovena Alikaj ish-juriste pranë ASHK Sarande dhe përfituesit e tjerë Arhondia Caraj e Valter Llomi.

Ata do të vazhdojnë të qëndrojnë në masën e dhënë, Anagnosti dhe Merkuri do të dalin përsëri para gjykatës se Sarandës pas 3 javësh për rivlerësim te masës së sigurisë pasi u mbaron afati prej 45 ditësh i dhënë më 4 qershor.

Gjykata ka vendosur sekuestro preventive për tokën mbi 10 mijë metra katrorë ndodhur në afërsi të vijës bregdetare, Turizëm-Kanal i Çukës. Prokuroria bën të ditur se kjo pasuri është regjistruar në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës Sarandë mbi bazën e dokumenteve të falsifikuara.

Gjatë hetimeve të kryera, prokuroria e Sarandës konstatoi se të gjithë këta persona kanë kryer bashkërisht tjetërsimin e pronësisë së tokës. Përfituesit e tokave përmes dokumenteve të falsifikuar në fillim ishin Fredi Merkuri, Valter Llomi dhe Argonida Canaj, të cilët janë vënë në pranga. Këta të tre tokën e kanë shitur dhe dy biznesmenët duke bashkëpunuar dhe me noterin. Por përmes falsifikimit është kryer dhe miratimi i lejes së ndërtimit nga bashkia e Sarandës./Shqiptarja//

error:
%d bloggers like this: