SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Sarandë: A është i tepërt shërbimi i autobusëve urbanë brenda qytetit?

-VËZHGIM-

Nga Andi QOPEKU (Specialist i Transporteve)

A është i tepërt shërbimi i autobusëve urbanë brenda qytetit?

Kjo pyetje disavjeçare kërkoi një përgjigje edhe në dëgjesat publike që kreu i bashkisë Adrian Gurma organizoi me grupe të ndryshme interesi ku nuk mungoi si gjithmonë pjesa më e madhe e administratës së vetë Bashkisë.

Vërtet Kryebashkiaku nuk dha një përgjigije, por ama mbajti shënim. Në bllokun e tij për projektbuxhetin e ri 2023.

Sot për të qarkullur në qytet nga një lagje, apo bllok periferik në tjetrin, kur distanca është e madhe dhe qytetari ka një nevojë të shkojë diku, nuk ka urban të dedikuar enkas për këto distanca dhe më një biletë të përshtatshme së paku, si biletat e autobuzëve në Tiranë.

Ju zonjë, zotni apo zonjushë kërkoni të shkoni për shembull nga qendra e qytetit në rrugën nr.5?

Nga një stacion i lagjes nr.4 (Kodër) në rrugën nr.5 ose diku në rrugë e re mbi Nënstacionin e vjetër elektrik (rruga nr.1);?

Ose nga qendra drejt bllokut të ri me pallate te ish Ushqimorja (pranë Kanalit të Çukës,? Ose t’u shkrep në kokë dhe do të vizitosh për një kuriozitete kompleksin bektashian të kultit, Teqenë e Sarandës, etj,.?Do të nisesh nga zona e Limionit në rrugën “Baba Rexhepi”(Lagjja nr.4 ), të vish në qendër të qytetit se ka një koncert, apo fjalim?

Sot, bashkia me veprimin apo mosveprimin e saj dhe me  bekimin prej eunukësh të specialstëve të transporti të thotë:

JEMI NË KAPITALIZËM. MERR TAKSINË DHE SHKO KU TË DUASH!

Faleminderit! Po, a ua mban xhepi, se?

Taksia ka hesapet e saj me çmimet e kripura marrramandëse të karborantit dhe xhepi nuk ua mban 99 % të banorëve të Sarandës të lëvizin çdo ditë me taksi!

Pa le më, në sezonin turistik me lëvizshmëri të rënduar nga maj deri në shtator?

Po iu afrove një taksisti, ai do të shohë sikur je një ufo, dhe, do të  preferoje turistin vendas apo të huaj në destiancinet: Ksamil, Butrint, Syri i Kaltër, Qafa e Rrëmujës, etj, etj,.

Po more zotni, në kapitalizëm jemi, por shërbimi i autobuzëve urbanë, është për komunitetin e  gjerë. Është për nxënësin apo pensionistin, për invalidin apo për atë romin apo romen e Çukës, është për ata me kollare dhe ata pa kollare. Pra, për të gjithë.

Tani, sikur të gjithë të thoni: Nuk kemi besim se Bashkia  do t’i japë  ‘dum’   domethënë udhëzgjidhje, kësaj çëshjte, unë  për vete, jam kundër me të gjithë ju.

Kam besim te bashkia dhe te BLLOKU që Kryebashkiaku Adrian Gurma e mbajti shënim këtë çështje. Dhe e imagjinoj autobusin urban me logon e bukur “Bashkia Sarandë”, qe u bie kryq e tërthor rrugëve te qytetit dhe u shërben banorëve nga ora 06.00 deri ne orën 24.00 (qytet turistik!).

Me stacionet dhe grafiku e levizjeve : X, Y, Z . Dhe nje slogan për ta mbajtur qyteti të pastër.)

Sigurisht jo tek specialstët eunukë të transportit që i bien shkurt: “Do të shkosh te rruga nr.5, prit autobusin e Delvinës! Andej do të kalojë! Do të shkosh në Kanal të Çukës? Prit autobuzin Sarandë-Ksamil-Butrinit! Sa të mençëm !

Sa burra të mençur kemi në kësi shërbimesh publike dhe nuk e ditkemi!

Ia marrim edhe Tiranës me kapacitete të tilla!

Kaq, ta bëjë dhëmbin nga zilia, Lali Eri!/ sarandaNews.a///

error:
%d bloggers like this: