SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Sarandë, Adrian Gurma me Forumin qytetar: Ky sezon turistik ka qenë më i suksesshmi.Të flasim pak dhe të dëgjojmë shumë.

Nga Aneta MUZHAQI

Kryebashkiaku Adrian Gurma ka ftuar një ditë më parë për një bashkëbisedim, Forumin e qytetit ose ndryshe “Të Urtët” sipas një termi që përdoret këto dy vitet e  fundit në qytetin bregdetar. Në këtë takim kreu i Bashksië kishte sjellë edhe një pjesë të stafit që pëballoi barrën kryesore të zezonit

Sipas Gurmës, qëllimi i këtij takimi ka qenë  shkëmbimi i mendimeve, sugjerimeve, objeksioneve po edhe kritikat  për një Sarandë sa më tërheqëse në shërbim të të gjithëve.

Pasi ka theksuar se ky ishte sezoni më i sukseshëm që i ka prekur të gjithë , ai shprehu bindjen se ky  trend rritje do të  jetë edhe në vazhdim.

Po pas gjithë kësaj, ka edhe problematika që duhet t’i prekim.-tha Gurma duke përmendur disa adresime do të mbahen parasysh edhe në projekt buxhetin e vitit 2023.

“Çdo punonjës i bashkisë që nga unë që jemi në shërbim të komunitetit -ka deklaruar Gurma në këte takim, -është mirë që të flasë pak dhe të dëgjojë shumë”.

Mendojmë për qytetërt në funksion të turizmit dhe për turizmin më impakt për qytetarët.-ka shprehur ai devizën e punës ne kete Bashki.

Ndër diskutantët e Forumit si Panajot Zoto, Shkëlqim Hajno, Hekuran Halili, Kristo Kauri, Neriman Gjivogli, Resmi Sali, Tomor Dhrimo, Sotir Papa, etj u ngritën një varg problematikash qe duhen konsideruar ne buxhetin e vitit 2023.

Disa probleme ne fokus te Forumit ishin: Nevoja emergjente e ujesjellësit të ri, nevoja e ngutshme për parkingje në qytet , menaxhimi me i mire i plazheve pubike, mungesa e gjelberimit e mjaftueshëm në qytet, situata e pastërtisë në ujërat e bregut të detit, promovimi i Sarandës brenda dhe jashtë vendit, etj,/.A.Muzhaqi- sarandanews.al///

error:
%d bloggers like this: