Kryebashkiaku i Sarandes Adrian Gurma priti ambasadorin e Norvegjisë dhe atë të Shqipërisë në Kosovë.
Gjate mikpritjes Gurma beri nje panorame te zhvillimeve turistike për rajonin e Sarandes dhe punen e bere per promvimin e nje turizmi gjithevjetor duke u ndalur në ofrimin e të gjitha lehtësive, shërbimeve e mundësive, që gjejnë në Sarandë turistët dhe rezidentët norvegjezë.
Sipas burimeve bashkiake, ambasadori i Norvegjisë për Kosovën e Shqipërinë, Jens Erik Grøndahl dhe Qemal Minxhozi, ambasador i Shqipërisë në Kosovë, diskutuan me kreun e Bashkise mbi mundësitë e rritjes së bashkëpunimit, me fokus turizmin në sezonin veror për Kosovën dhe atë të vjeshtës dhe dimrit për turistët nga vendet skandinave në përgjithësi e atyre nga Norvegjia në veçanti.
Ne kete takim u konfirmua fakti që shqiptarët e Kosovës dominojnë ndër turistët nga trojet e po kështu edhe për realitetin e shtimit të pranisë së turistëve nga Norvegjia këtë verë, duke iu kthyer eksperiencës së viteve para pandemisë.
Ne perfundim te takimit të dy diplomatët kane lanë shënimet e tyre në Librin e Artë të Bashkisë Sarandë./sarandanews.al///
ME SHUME LAJME
Sarandë.Fotovëzhgim: Te Bazilika dhe Sinagoga, hiqen ‘hartat memece’
FOKUS – 6 234 viktima në Turqi dhe 2 470 në Siri pas tërmetit të 6 shkurtit
Parashikimi i motit, e mërkurë, 8 shkurt 2023