SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Sarandë,  Adrian Gurma: “Turizmi, është buka jonë!

Nga Bejto GËRXHUNI

Gjatë një dëgjese publike me banorë të lagjes nr.4 të Sarandës (ku  banon edhe vetë), kryebashkiaku Adrian Gurma, e konceptoi takimin  “si një kuvend” me bashkëqytetarët e tij.

Në kete degjese ka qene i pranishem edhe nenprefekti i Sarandes, Mirosh Birjani.

“Turizmi, është buka jonë!’- deklaroi Gurma duke nënkuptuar se ky drejtim është prioriteti kryesor i projektbuxhetit të ri 2023, jo si qëllim në vetvete, por në radhë të parë në funksion të vetë banorëve dhe përmirësimit të cilësisë së jetës, gjenerimit të të ardhruave. në dobi të ekonomive familjare po edhe të përmirësimit të ofertës turistike dke qenë se Saranda mbete sot e gjithe ditën, si një destinacion i preferuar turistik ne Shqiperi për vizitorët shqiptarë dhe ata të huaj.

Në diskurin e tij ai theksoi atë çka u arrit gjatë  tre viteve të qeverisjes lokale, duke përmendur disa nga  veprat madhore të infrastrukturës, si rivlerësimin urban tye shëtitoreve “Naim Frashëri”dhe “Hasan Tahsini”, rrugën nr.1 ose rrugëen Lëkurësit ,etj., duke theksuar edhe impaktin e shumëfishtë të këtyre investimeve drejtpërdrejt në jetën e përditshem të banorëve dhe turistëve.

Në dëgjesën e mësipërme dhe në disa të tilla me komunitetin e  banorëve në Sarandë, Ksamil dhe fshatrat Gjashtë, Çukë , Metoq, Shelegar e Berdenesh; Adrian Gurma tok me ekipin e drejtorive kryesore, ka paraqitur atë çka u arrit me investimet dhe cilësinë e shërbimeve deri më sot, duke dhënë njëherazi  edhe projeksionin dhe ambiciet e vitit 2023.

Foles te ndryshem si Astrit Llanaj, Bujar Kolonja, Asim Canaj, etj., ngriten problematika te ndryshme konkrete dhe shpesh kritike per fusha te ndryshme te jetes ne qytet.

Por në të njejtën kohë, dëgjesat dhe takimet e tilla kanë shërbyer edhe për adresimin e kritikave dhe sugjerimeve nga banorët për përmirësimine mëtejshëm të  shërbimeve, plotësimin e  disa nevojave të dorës së parë si  gjetja e burimeve financiare për kurorëzimin e projektit madhor të furnizimti me uëj të pijshëm 24 orë nga burimet e Tatzatit, etj,./sarandanews,al///

error:
%d bloggers like this: