SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Sarandë: Ardit Cikuli, kandidat i PD për kryetar Bashkie, hodhi akuza për korrupsion në investimin te “Adem Sheme”

Ardit Cikuli, kandidat i PD për kryetar Bashkie, hodhi sot akuza për korrupsion në investimin per rehabilitimin e shkolles 9 vjeçare “Adem Sheme”, ketu ne Sarandë.

Po ndersa ka shprehur nbeshtetjen e tij per rritjen e kapaciteteve dhe cilesise se arsimit, Cikuli, terheq vemendjen e publikut te abuzimet qe po kryhen .

“Gjithësesi askush nuk mund të abuzojë, pasurohet apo korruptojë vullnetin qytetar në emër të nevojës së qytetit për kushte më të mira në arsim. Sot, pa asnjë plan paraprak, pa asnjë konsultim publik dhe as me komunitetin e prindërve të rreth 1100 fëmijëve që arsimohen në shkollën “Adem Sheme” kanë nisur punimet për rikonstruksionin e saj.”-deklaroi kandidati demokrat.

Duket se Cikuli e konsideron te qellimshme edhe periudhën kur eshte zgjedhur nga Bashkia e Sarandes per kete investim. ” Pse Bashkia Sarandë po investon sot dhe jo gjatë verës ku nxënësit dhe personeli janë me pushime verore? – Pse të mos bëhen punimet me 2 turne në verë por çojnë fëmijët tanë me 2 turne në shkollë tani? – Pse Bashkia Sarandë po investon më shumë se 700 mil leke në një shkollë e cila nuk plotëson kriteret ligjore të përcaktuara për standardet inxhinierike sipas eurokodeve të ndërtimit të veprave publike?”.

Akuzat e Cikulit me syrin e nje bankieri rajonal, bien drejtperdrejt mbi rivalin e pretenduar te tij,Adrian Gurma. Sipas Cikulit me kete kosto, fare mire mund te behej nje shkolle e re nga e para.

” Pse duhet të investohen kaq shumë para për të rikonstruktuar një shkollë e cila është ndërtuar në vitin 1960 dhe 1 kat i është sajuar me shtesë në vitin 1998 dhe të mos rindërtohet shkolla prej fillimit?”- ka theksuar Ardit Cikuli ne deklaraten per mediat, pikerish ne pragun e jashtem te shkolles “Adem Sheme”.

Duket, se deklarata e sotme e Cikulit per mediat, do te jete pjesë e një strategjie per te goditur ne te ardhmen e afert disa nga “pikat e dobeta” te investimeve publike ne Bashkine e Sarandes, kur PS po kolaudon motoret e fushates elektorale per zgjedhjet e majit dhe kur vete PD po perballet me sfiden per te tejkaluar situaten e brendshme politike dhe per te krijjuar nje kohezion te ri.//sarandanNews.al///

error:
%d bloggers like this: