Bashkia dhe FSHZH (Fondi i Zhvillimit), nesër organiojne nje dëgjesë publike për projekte të reja qe do te zbatohen ne Sarande.
Ne nje informim zyrtar me median Bashkia beri te ditur se “Në vijim të këshillimit në kuadër të projektit për zhvillimin e integruar urban e turistik, Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe Bashkia Sarandë, organizojnë dëgjesë publike ditën e martë, më 18 tetor 2022, ora 10:00, në sallën e Bashkisë Sarandë.
Gjatë dëgjesës do të prezantohen projektet e detajuara që lidhen me disa rrugë të Sarandës e fasadat, me Qendrën e Mirëseardhjes, me parkimin e përkohshëm për autobusat dhe fushën e sporteve. Prezantimi do të fokusohet edhe në impaktin social të këtyre projekteve”.
Mesohet se nje degjese e tille eshte organizur edhe pak kohe me pare ku gjithashtu referuan zyrtare dhe tekniciene te FSHZH ne parni edhe te titullarit te Bashkise, Adrian Gurma./sarandanews.al///
ME SHUME LAJME
Sot, aktiviteti “Rinia Sarandë”.
Parashikimi i motit, e premte, 22 shtator 2023
Sarandë. Aksidentohet me makine një 71 vjeçare ne qytet