SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Sot paradite Bashkia Sarandë organizoi nje ceremoni nderimi per atletin sarandiot Alush Çukari, i cili ka marre pjesë në mënyrë të përvitshme në ecjet më këmbë në distanca të gjata (Sarandë-Tiranë e kthim etj.).

Ne ceremonine para Bashkise , Çukari u prit nga kryebashkiaku Adrian Gurma dhe qindra nxënës te shkollave te qytetit, sportistë sarandiotë, trajnerë, njerez te mediave dhe qytetare te tjere.

Shërbime të qarkullimit rrugor shoqëruan vrapimin e tij ceremoniv nga Ura e Gajdarit deri para Bashkisë.

Pas celjes se ceremonise nga Fuat Karalliu, Kryetari i Bashkisë Adrian Gurma e nderoi atletin e mirenjohur me Medalionin e Çertifiktes se Nderit dhe një bonus.

“Krenari të promovosh shembuj të tillë, që i bëjnë nder e i japin emër Sarandës në shkallë vendi dhe që janë modeli më i mirë, për tu ndjekur nga të rinjtë.Mbështetja e tyre, është detyrimi ynë dhe do t’i vlerësojmë e nderojmë nga çdo fushë e sportit, që vijnë.Faleminderit kampion! Mirënjohje e respekt Lushi, maratonomaku ynë!’-u shpreh kryebshkiaku Gurma per kete event sportiv te veçante per njeriun dhe atletin qe promovon Saranden kudo neper Shqiperi, si njeriu i mirenjohur me epitetin e merituar nga opinioni dhe media: “Maratonomaku i Sarandes”/sarandanews.al///

error:
%d bloggers like this: