SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Bashkia e Sarandës vlerësoi sot me Çertifikatë  Mirënjohje 14 vjecarin Ediliano Huna, kampion kombëtar i notit, nxënës i shkollës 9 vjeçare “9 Tetori” në Sarandë.

Në një ceremoni të organizuar në këtë rast në shkollë, ku merrnin pjesë nxënës , mësues, trajnerë dhe zyrtarë bashkiakë, kryebashkiaku Adrian Gurma u shpreh: “ Ne kemi ardhur për të vlerësuar një shokun tuaj i cili ka nderuar veten. familjen, shkollën dhe qytetin, duke u shpallur kampion ne Kampionatin Kombëtar te Notit.”

Gurma duke përmendur emrin e kampionit të ri, iu drejtua nxënësve se “Është shembulli dhe modeli më i mirë për ta ndjekur të gjithë ju. Shumë respekt dhe mirënjohje për kontributin tënd, Ediliano!. “

Duke iu drejtuar bashkëmoshatarëve të nxënësit kampion,  Gurma vuri në dukje se “Jam i sigurt që shembulli i Edilianos do të ndiqet edhe nga të tjerë.”

Më pas, ai i dorëzoi nxënësit kampion një Çertifikatë Mirënjohje për talentin në fushën e notit, si sport identitar në Sarandë dhe bashkëngjitur më të, edhe  një  stimul si vlerësim  material .

Gjatë kësaj ceremonie përshnedetënn edhe drejtoresha e shkollës Manushaqe Mero, gjyshi i nxënësit kampion, Petrit Huna, trajnerët e notit, etj,.//sarandanews.al///

error:
%d bloggers like this: