SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Gjykata e Sarandës ka vendosur pas mesditës së sotme masën e sigurisē “Arrest në burg” 40 vjeçarin Armando Hako dhe 29 vjeçarin Enrik Proda ndërsa ka lënë të lirë 57 vjeçarin Sinan Proda.

Ata u paraqiten para Gjykatës së Sarandës për t’u përballur me një sërë akuzash, pas zbulimit se dy të parët janë autorë të ngjarjes së 12 shtatorit në mbrëmje, ku me maska dhe armë mësynë në Bar-Restaurant “Sunset” dhe goditën me sende të forta në sy të familjarëve Elidon Kushova, ndërkohë që, sipas policisë, Sinan Proda, babai i 29 vjeçarit, ndërroi targat e mjetit që u përdor nga i biri dhe shoku i tij.

Kontrolli i banesave nga policia zbuloi veç të tjerash dhe drogën e municion luftarak, si dhe arsenal targash, bllokues valësh e jelek policie. Për policinë Hako është person me rrezikshmëri të lartë, pasi ka qenē i dënuar mē parë për “vjedhje me armë “ dhe “armëmbajtje pa leje” ndërkohë që dyshohet se bashkë me 29 vjeçarin Proda kanë funksionuar në ngjarjen e fundit nën urdhrat e të tjerëve, ndoshta edhe të paguar. Ndërkaq Sinan Proda që do hetohet i lirë për “veprim që pengojnë zbulimin e së vërtetës” është një ish i dënuar për një vrasje tē ndodhur në 2010 në Tiranë por edhe për një vepër penale para viteve ‘90, nderkohë qē më parë ka sherbyer si shofer i degës së SHIK në Sarandë.///

error:
%d bloggers like this: