Një 33-vjeçar është shpallur në kërkim pasi dyshohet se pas një konflikti të ndodhur mëngjesin e sotëm, ka goditur me sende të forta 38-vjeçarin Fatri Mullaj, i cili është edhe roja i spitalit. Mësohet se roja i spitalit 38-vjeçari i cili ka marrë goditje në kokë ndodhet në spital dhe është në gjendje të rende.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë shpallën në kërkim shtetasin E. C., 33 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se mëngjesin e sotëm, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin F. M., 38 vjeç, roje i spitalit të Sarandës, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë.///
ME SHUME LAJME
Sarandë.Fotovëzhgim: Te Bazilika dhe Sinagoga, hiqen ‘hartat memece’
FOKUS – 6 234 viktima në Turqi dhe 2 470 në Siri pas tërmetit të 6 shkurtit
Parashikimi i motit, e mërkurë, 8 shkurt 2023