SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Dita e sotme ishte e rëndësishme për nxënësit dhe mësuesit e Shkollës Profesionale Hoteleri-Turizëm “Antoni Athanas”, të cilët e nisën vitin e ri mësimor me mjedise të transformuara plotësisht.

Slogani qe binte me teper ne sy edhe ne podin e folesve qe pershendeten ne kete dite simbolike ishte: “UNE ZGJEDH ARSIMIN PROFESIONAL!

Kryebashkiaku Adrian Gurma zgjodhi jo pa qëllim këtë shkollë të rikonstruktuar me standarte bashkëkohore për të uruar nxënësit për vitin e ri shkollor.

“Vit të mbarë shkollor për nxënësit dhe mësuesit e Shkollës Profesionale Hoteleri-Turizëm “Antoni Athanas”, që e fillojnë proçesin mësimor në ambiente tërësisht të rikonstruktuara, të cilat i vizituam së bashku me Ministren e Financave dhe Ekonomisë znj.Delina Ibrahimaj dhe deputetët, nxënës, prindër e stafin pedagogjik.-u shpreh pas ketij momenti te rendesishem Gurma.

Ai ka uruar ne kete dite te shenuar, te gjithe nxenesit dhe stafet pedagogjike :

” Vit të mbarë shkollor për të gjithë nxënësit e mësuesit e shkollave të Sarandës, Ksamilit, Gjashtës, Metoqit, Shelegarit e Çukës dhe në veçanti vogëlushëve, të cilët ulen për herë të parë në bangat e shkollës.! Suksese”, shkruan Adrian Gurma./sarandanews.al///

error:
%d bloggers like this: