SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Sarandë: Gurma përgëzon fitueset e Çmimit “Këngë jeho”

Krzebashkiaku i Sarandës Adrian Gurma përgëzoi dy fitueset sarandote të Çmimit “Këngë jeho”, një event kulturor mbarëkombëtar për Këngën e Vjetër Popullore, i organizuar për herë të tretë në qytetin e Durrësit

” Përgëzime artisteve të vogla, të cilat u kthyen me çmime nderi nga Festivali i Tretë Mbarëkombëtar i Këngës së Vjetër Popullore, organizuar në Durrës . Skaila me çmimin e parë dhe Leonora me çmimin e tretë, lartësuan emrin e Sarandës në eventin artistik “Këngë Jeho”.-shkruan Gurma.

Ai ka përgëzuar me këtë rast edhe instruktorët e Qendrës Kulturore të Fëmijëve, muyikantine njohur Bexhet Shena si dhe prindërit që i mbështesin në çdo hap fëmijët me talent e përkushtim./saradaNews.al///

error:
%d bloggers like this: