SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Nepermjet nje Urdheri zyrtar te kryebashkiakuit Adrian Gurma, jane ripare oraret e furnizimit te dyqaneve dhe magazinaeve ne qytetitn turistik .Sipas burimeve te SARANDANEWS.AL ndryshimet lidhen me mospengimin e rrjedhshmërisë së trafikut dhe rritjen e sigurisë së qarkullimit në territorin e Bashkisë Sarand

Për mospengimin e rrjedhshmërisë së trafikut dhe rritjen e sigurisë së qarkullimit në territorin e Bashkisë Sarandë, me urdhër të Kryetarit të Bashkisë, në rishikim të urdhrit nr.82 datë 21.06.2021 “Për disiplinimin e orareve të punës dhe mënyrës së funksionimit të njësive të shërbimit, tregtisë dhe veprimtarive të tjera, në mjediset publike dhe private për periudhën 01.07.2021-30.09.2021”, bëhen ndryshimet dhe shtesat si më poshtë:

Oraret e furnizimit të magazinave dhe dyqaneve me automjete do të jenë:

Për automjetet me peshë të përgjithshme deri në 3.5 ton, qarkullimi do të lejohet nga ora 12:00-16:00 dhe nga ora 24:00-07:00.

-Për automjetet me peshë të përgjithshme mbi 3.5 ton, qarkullimi do të lejohet në orarin 24:00-07:00.

Ky urdhër ka hyre në fuqi sot / datë, 28.07.2021.///

%d bloggers like this: