SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Vazhdon goditja e rastev pe rndertimet pa eleje ne hapesiren Vlore-Konispol-Delvine-Finiq.

Policia tha se u arrestohen në flagrancë 3 shtetas, nderkohe qe jane procedohen penalisht 2 te tjerë dhe jane shpallur në kërkim policor 2 shtetas për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”.

Sipas njoftimit zyrtar te Policise,” Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e veprimit të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për marrjen e masave me qëllim parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e ndërtimeve pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë dhe ato të Komisariatit të Policisë Himarë, gjatë kontrollit të territorit, kanë konstatuar ndërtimin pa leje të katër objekteve, të dy strukturave prej druri dhe të një muri mbajtës.”

Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”, i shtetasve F. B., 47 vjeç banues në Konispol dhe T. P., 44 vjeç, banues në Lushnjë (punëtorë), si dhe u procedua penalisht pronarja e objektit, shtetasja V. H., 37 vjeçe, banuese në Sarandë.

Këta shtetas u konstatuan nga shërbimet, në Ksamil, duke kryer punime në një objekt (proceduar më parë), pa leje nga autoritetet kompetente. –/SARANDANEWS.AL///

%d bloggers like this: