Një 50 vjeçare nga Konispoli ka humbur jetën sot paradite në një aksident në Qafën e Muzinës.
Policia vuri ne dukje se rreth orës 11:30, në vendin e quajtur Qafa e Muzinës, Sarandë, shtetasja Etleva Bejko, 50 vjeçe, duke drejtuar automjetin tip “Hyundai” dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë e aksidentit shtetasja Etleva Bejko, ka ndërruar jetë, në vendngjarje.
Mesohets e Etleva Bejko udhëtonte nga Janina drejt Markatit ku jetonin prindërit e saj.
Grupi hetimor shkoi në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit të rëndë/sarandanews.al//sarandanews.al///
ME SHUME LAJME
Delvinë: Në qytet çmontohen kamera në kundërshtim me ligjin
Kumbaro me kryebashkiakun e Athinës: Promovim i ndërsjellë në turizëm
Berisha: PD në këmbë, deri në largimin e Ramës