Nga Delo ÇOÇKUA
Kandidati i Rithemelimit të PD Ardit Cikuli ka zhvilluara se fundi një takimin me banorë në zonës “Baba Rexhepi” në Lagjen Nr 4 të Sarandës. Cikuli e quan “lagje” këtë komunitet dhe e vlerëson si më të diskriminuar nga pushteti lokal i derisotëm.
Cikuli nuk dihet përse nuk ka vendosur foto nga takimi me banorët, në këtë “lagje”ndryshe kur krahu i majtë që në takimet elektorale tregon një kujdes të posaçëm për dukshmërinë deri në detaje si pjesë e kurimit ku protagonistët dalin gjithmonë vizionarë, babaxhanë dhe karizmatikë dhe shuimë të përgjëruar për popullin e thejshtë.
“Në një takim me banorë të lagjes Babarexhep, e cila është një nga lagjet më të diskriminuara të Sarandës ku mungon gjithçka : Uji pijshëm mungon edhe pse vetëm në këto 4 vite janë investuar miliarda lekë në tendera abuziv . Infrastuktura është si mos më keq dhe kjo lagje jeton si në mesjetë.”-është shprehur Cikuli.
Kandidati nuk harron të përmendë edhe aspekte të tjera jetike për këtë komunitet.” Pastrimi as që ekziston si koncept në këtë lagje edhe pse taksat e pastrimit paguhen rregullisht. Një lagje qyteti që nuk merr as dinjitetin minimal të një fshati periferik.”-pohoi Kandidati.
Ardit Cikuli ka numëruar ditët e kalendarit gjatë këtij takimi kur sipas tij do të nisë ndarja me “mizerjen”.
” Edhe 56 ditë nga dita e madhe e 14 majit ku Babarexhepi dhe të gjitha lagjet e Sarandës do të ndahen përfundimisht nga mizeria “.-ka deklaruar Ardit Cikuli. /sarandaNews.al///
ME SHUME LAJME
Ujë nga “Syri i Kaltër” në Delvinë për ta dërguar në Pulia.(Itali)
Sarandë. Zhvillohet takimi i Taskforcës për turizmin në kryesimin e Prefaktit Mamaj
Maji shton turistët në Kalanë e Gjirokastrës