SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Kandidatja socialiste për deputete Anila Denaj, mori pjese ne Sarandë ne takimin e organizuar në Hotel “Epirus”nga Dhoma Kombëtare e Zejtareve . Ne kete takim promovues, pervec zyrtarëve të Dhomës Kombëtare morën pjesë edhe përfaqësues të zejeve të ndryshme nga rajoni i Sarandës.

Duke e marrë fjalën në këtë event Denaj  e vlerësoi shumë kontributin e zejtarëve dhe premtoi se qeveria do t’i mbështese iniciativa të tilla, pasi ky është një proces që shoqërohet edhe me zhvillimin e turizmit edhe me hapjen e vendeve të reja të punës .

Në këtë  aktivitet disa zejtarëve të fushave të ndryshme  si Aleksandra Papa, Stefan Zhgabi, Dritan Onjea, etj,.iu shpërnda titulli “Mjeshtër”//SARANDANEWS.AL///

%d bloggers like this: