Sarandë, 23 Maj/ Kryesia e këshillit bashkiak po përgatit axhendën e mbledhjes së ardhshme dhe vendin ku do të zhvillohet.
Kryetari i këshillit Asaf Stroka tha për sarandanews.al se mbledhja e kryesisë po përgatit tematikën që do të merret në shqyrtim nga këshilltarët.
Përvec ndihmës sociale, ne diskutuam edhe për projektvendime të ndryshme. Mësohet se mbledhja e radhës e këtij Këshilli do të zhvillohet me 29 maj në orën 11.00. Ajo nuk do të mbahet online por në një sallë të madhe siç është ajo në godinën e bashkisë.
Takimi i kryesisë paraprin diskutimin e së martës kur do të saktësohet axhenda përfundimtare e mbledhjes së Këshillit të 29 majit.
Fokusi kryesor i saj mësohet të jetë ai mbi masat që ka marrë bashkia e Sarandes për çeljen e sezonit turistik në kushtet e protokollit të sigurisë nga situata pandemike.///sarandanews.al//
ME SHUME LAJME
Berisha: Afera e Skavicës, korruptive
Rama, rubrikë të re bashkëbisedimi
Shqiptari u arrestua padrejtësisht nga policia britanike, Rama: Dëshpëruese, persekutorët të mbajnë përgjegjësi