Kryetari i Bashkisë Adrian Gurma në vijim të një tradite disa vjeçare, zhvilloi sot në lokal “Oxhaku” takimin e fundvitit me përfaqësues të mediave.
Në këtë takim ishin të pranishëm gazetarë të mediave të ndryshme si dhe të disa mediave sociale. Morën pjesë edhe zëvëndëskryetari i bashkisë Romeo Çakuli dhe ish sekretari i përgjithshëm i kësaj bashkie, Eleron Gjoni.
Gurma në një fjalë përshëndetëse i falënderoi gazetarët për bashkëpunimin e manifestuar gjatë vitit 2022, për pasqyrimin e aktiviteteve dhe kritikat e bëra në adresë të punës së Bashkisë dhe u uroi atyre Vitin e Ri 2023.
Gazetarët përcollën gjithashtu urime, po edhe opinione, sugjerime dhe adresime të ndryshme për çështje konkrete të menaxhimit të problematikave të shërbimeve në Bashkinë e Sarandës./sarandaNeës.al///
ME SHUME LAJME
‘’Kur fati punon për ty’’…
Blogerët e huaj sugjerojnë Gjirokastrën në guidën turistike mes vendeve evropiane
Berisha: Rama ndikoi për të më shpallur ‘non grata’