SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Shumë shpejt pritet të nisë ndërtimi i shëtitores së re të Ksamilit.

Kryeministri Edi Rama gjatë një bashkëbisedimi me qytetarë të Sarandës, tha se, “projekti është gati, financimi është gjetur dhe pritet tashmë të nisë puna për realizimin e këtij projekti, ndërsa shtoi se ekskavatorët nuk do të dalin të bëjnë sikur hedhin çakëll, siç ndodhte në kohën e Saliut”.

Ai tha se, “çdo gjë kërkon kohën e vet dhe në pak muaj do të nisë dhe puna. Duke ardhur nga Ksamili po diskutonim projektin e Ksamilit. Çka ndodh këtu me shëtitoren do të ndodhë edhe në Ksamil. Është pjesë e të njëjtit projekt. Faktikisht është gjetur dhe financimi dhe së shpejti do të nisë puna edhe atje, kur them shpejt, kujtoj se do duhet të priten muajt e nevojshëm edhe për të finalizuar projektin e zbatimit dhe procedurat”, – tha Rama.

“Njerëzit shumë shpesh mendojnë se puna nis kur shikojnë ekskavatorët. Në fakt, shëtitorja është projekt që ka nisur tre vite më parë, që kur është negociuar financimi për katër qytetet, katër destinacionet turistike të veçanta, ku është përfshirë dhe Saranda me mbështetje të Bankës Botërore, si edhe BE përmes BERZH. Pra, janë disa komponentë që kanë rënë dakord pas një negociimi, pastaj janë marrëveshjet e nënshkruara, pastaj projektet, pastaj garat, pastaj kompanitë fituese, kontratat dhe më pas nis puna. Nuk është se po nxjerrim ekskavatorët që bëjmë sikur hedhim çakëll, si ekskavatorët e Saliut. Patjetër, që ky projekt do t’i japë hov Ksamilit”, – tha Rama.///ATSH-R-SR///

%d bloggers like this: