SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Eshtë ndarë nga jeta ne Sarandë, në moshën 86 vjeçare. mësuesja e disa brezave, Roza Isaj.

moshën 86 vjeçare.Isaj, lindi në 1 shkurt 1936 në fshatin Çorraj, në një familje me tradita patriotike, vajza e vogël e familjes së Cane Alikaj. Pasi mbaroi ciklin 7-vjecar, Roza kreu kursin 2 vjecar në Normalen e Elbasanit për mësuesi dhe filloi punë si mësuese për 2 vite në fshatin e lindjes, Çorraj. Roza ishte një ndër mësueset e qytetit të Sarandës që përfundoi Shkollën e Mesme Pedagogjike në vitet ‘60, dhe një nga kuadrot e para të qytetit të Sarandës, ku edukoi shumë breza. Njëkohësisht ajo mori pjesë në kurset kundër analfabetizmit duke dhene mësim në shkollat e mbrëmjes. Në vitin 1960 u martua me Sulo Isaj dhe së bashku krijuan një familje të mrekullueshme.

Nga kjo martesë lindën tre fëmijë, Shuaipi, Klara dhe Mira. Roza dhe Sulo me shumë sakrifica dhe përpjekje arritën t’i rrisin, t’i edukojnë dhe t’i shkollojnë të tre femijët me arsim të lartë duke krijuar respekt nga të gjithë ata që i njihnin. Qytetarët e Sarandës do ta kujtojnë Rozën si njeriun model dhe korrekt në sjellje, komunikim dhe profesionalizëm. Ajo dinte të përcillte tek nxënësit e saj, të afërmit dhe bashkëqytetarët fjalën e ëmbël, buzëqeshjen dhe dashurinë njerëzore.

Qindra sarandiote percjellin sot mirenjohjen dhe trishtimin per ndarjen nga jeta te mesueses se shquar te disa brezave ne Sarande, Roza Isaj dhe ngushellimet per familjen Isaj.///

error:
%d bloggers like this: