Ne Sarande po ndiqen ne gjendje te lire 4 persona per raste infromaliteti në shitje.
Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive në fushën e krimeve ekonomike, janë ushtruar kontrolle në subjekte të ndryshme tregtare. Si rezultat i kontrolleve janë goditur 4 raste të informalitetit dhe ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasit: P. M., 63 vjeç, pasi gjatë kontrollit në subjektin e tij tregtar, ka rezultuar se kishte punësuar punëtorë të paregjistruar në organet kompetente dhe nuk lëshonte kupon tatimor për produktet që shiste; E. M., 40 vjeç, pasi gjatë kontrollit në subjektin e tij tregtar ka rezultuar se kishte punësuar punëtorë të paregjistruar në organet kompetente dhe nuk lëshonte kupon tatimor për produktet që shiste; A. M., 47 vjeç, pasi gjatë kontrollit në subjektin e tij tregtar ka rezultuar se nuk lëshonte kupon tatimor për produktet që shiste; Th. G., 64 vjeç, pasi gjatë kontrollit në subjektin e tij tregtar, ka rezultuar se nuk lëshonte kupon tatimor për produktet që shiste. ///
ME SHUME LAJME
Sarandë.Fotovëzhgim: Te Bazilika dhe Sinagoga, hiqen ‘hartat memece’
FOKUS – 6 234 viktima në Turqi dhe 2 470 në Siri pas tërmetit të 6 shkurtit
Parashikimi i motit, e mërkurë, 8 shkurt 2023