Bashkë me urimin tim për të nisur sot një muaj sa më të mbarë për ju mikeshat e mia e më gjerë, dua të ndaj mesazhin tim me çdo grua dhe vajzë, në këtë 1 Tetor, në Ditën simbol të luftës kundër kancerit të gjirit.
Është tetori i dytë i mbijetesës sime me këtë sëmundje dhe mund të them se sfidën e kam fituar. Por rruga është akoma e gjatë. Ajo që dua t’ju them sot, nuk është të flas për veten dhe për luftën e “paqen” me sëmundjen e keqe. Mendoj se ka më shumë rëndësi dhe vlerë porosia ime që çdo grua dhe vajzë duhet të flasë me trupin e vet dhe ju të jeni çdo ditë e çdo javë vigjilente me veten tuaj. Kështu, edhe në se sëmundja ju troket, ju ia mbyllni derën asaj, duke e kapur herët e duke e luftuar herët.
Me urimin që të gëzoni jetën, në këtë 1 Tetor, ju ftoj të ndjehemi shpirtërisht të gjitha bashkë, duke mos menduar gabimisht se “kjo sëmundje nuk ka të bëjë me mua”. Nëse ulni kujdesin, “gabimisht” ajo mund të gdhihet bashkë me ju një mëngjes. E këtë nuk do t’ia dëshiroja asnjerës prej jush. Tetori rozë duhet të na bashkojë të gjithave. Jeta është e bukur për t’u jetuar!/ .sarandanews.al///
ME SHUME LAJME
Sot, aktiviteti “Rinia Sarandë”.
Parashikimi i motit, e premte, 22 shtator 2023
Sarandë. Aksidentohet me makine një 71 vjeçare ne qytet