SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Nesër përgjatë 4 ditëve, 17-20 gusht;  starton në shëtitorën buzë detit  në Sarandë Panairi i 10-të mbarëkombëtar  i  suvenireve turistike me qasje mjedisore “SARANDA 2022”, organizuiar nga Qendra Agjencia AJMMI, me mbështetjen e Bashkisë Sarandë.

Sipas burimeve të AJMMI-t në këtë event jubilar për Sarandës si destinacion turistik, nga 17 deri me 20 gusht do të marrin pjesë rreth 100 subjekte artizanë nga vise të ndryshë të Shqipërisë dhe ato etnike .

Sipas drejtuesit të AJMMI-t gazetarit Shkëlqim hajno; eventi hyn kështu,  në fazën e maturimit me synimin jo vetëm të promovimit të artit artizan burimor që buron prej shpirtit, dorës dhe mendjes së artizanëve të viseve shqiptare; po,  edhe të mundësive  të këtyre burimeve,  për të ‘kuruar’ gjithsesi edhe mirëqënien e këtyre artistëve dhe vatrave familjeve të tyre e me gjerë se kaq .”

Kryetari I bashkisë Adrian Gurma, njëherësh edhe President I këtij Panairi, vuri në dukje se   “ Për çdo vizitor të Sarandës që bëhet edhe vizitor i Panairit, është kënaqësi të shohë që tradita e artizanatit shqiptar është e tëra këtu, që nga punimet e leshit, si: qilimat, sixhadet, velenxat, punët e realizuara në teknikën e gdhendjes në dru, punime në qeramikë, mozaik e guacka deti, të dekoruara me mjeshtëri dhe art.

Është kjo arësyeja që Bashkia i ka dhënë dhe jep tërë mbështetjen këtij aktiviteti. Kjo shprehet me vendosjen e tij në kohë pas mesit të gushtit, kur sezoni veror është në kulmin e vet në Sarandë”.

Sipas Gurmës, “Organizimi dhe pjesëmarrja në këtë Panair, janë realisht kontribut me vlerë në pasurimin e kësaj oferte turistike. Për më tepër që ky Panair, mbetet i veçantë dhe i dallueshëm nga të tjerë, edhe për qasjen mjedisore që kanë mjaft prej punëve të ekspozuara. Kjo shkon në një linjë me përpjekjen tonë dhe me punën e bërë në kuadër të lëvizjes “Saranda Riciklon” dhe me tërë ato ndryshime për mirë që ka sjellë qasja e re për të ofruar turizëm pa ndotje dhe për ta trajtuar Sarandën si një Shtëpi të madhe Pushimi.  “/sarandanews.al///

error:
%d bloggers like this: