SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

SARANDË, NJË SHTETAS AMERIKAN GJENDET I VDEKUR NË BANESEN E TIJ NË LAGJEN NR.1

/SARANDË,08 Prill-Radio”Saranda”/  Një shtetas amerikan i moshes 73 vjeç, është gjendur i vdekur në banesën e tij në lagjen nr.1 te Sarandë.

 Burime te Radios “Saranda” bënë të ditur se shtetasi amerikan , 73-vjeçari, Robert Hood nga Alaska prej 3 vitesh  jetonte i vetëm në një apartament me qira,rezident në Sarandë. Mendohet se ka humbur jetën tre dite me pare në banesën e marre me qera.

Njoftimin ne polici, mesohet se e ka bere nje mik i 73 vjeçarit, pasi u shqetesua per telefonatat pa pergjigje ne adrese te amerikanit..

Mesohet se policia se bashku me shërbimin zjarrfikes dhe ate mjekësor kane shkuara menjehere në apartamentin e shtetasit te huaj i cili ështe gjendur i pa jetë.

Burime zyrtarë nga DSHP  vunë në dukje për Radion “Saranda” se trupi I pajetë I shtetasit amerikan nisur edhe  nga situata e koronavirusit, do të transportohet drejt Strukturës së Mjekësisë Ligjore në Tiranë, menjëherë pasi të kryhen procedurat e para hetimore nga policia vendore e Sarandës dhe organet e tjera ligjzbatuese”.

Ende nuk dihen shkaqet e  vdekjes se shtetasit amerikan, banor I Sarandës. Këto do të dalin pas ekspertizes , këqyrjes së banesës së tij si dhe pas perfundimitit të raportit zyrtar nga Mjekësia Ligjore në kryeqytet.

Nga hetimet e para mesohet se ne trupin e pajete  nuk janë vënë re shenja dhune apo shenja të tjera për të dyshuar për ndonjë akt kriminal.

Aktualisht në Sarandë prej disa vitesh banojnë si rezidentë një numër shtetasish të huaj. ///.R-SR/// (Lajm ne perditesim) 

 

error:
%d bloggers like this: