SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Pas aktit terrosit te hedhjes në erë të hotel “Bizant”ne bulevardin “N.Frasheri”, akt qe terrorizoi dhe revoltoi qytetarët por shkaktoi edhe dëme të mëdha në bizneset dhe banesat në afërsi të vendit të krimjit: Bashkia doli sot me një deklaratë publike.

” Pas situatës jo të zakonshme, të krijuar mëngjesin e sotëm në një nga bizneset hoteliere në shëtitoren e qytetit të Sarandës, një grup specialistësh të Ndërmarrjes së Shërbimeve, Emergjencave Civile dhe Shërbimit Zjarrfikës, kanë evidentuar dëmet e shkaktuara në hapësirat publike përreth.

Punonjës të Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike në Bashki, po punojnë në shëtitoren e qytetit dhe hapësirat publike përreth, për të bërë të mundur eliminimin e pasojave dhe dëmeve në këto hapësira, si dhe normalizimin e situatës.-thuhet në Deklaratë.

Bashkia deklaroi me tej se do të ndihmojë edhe qytetarët e dëmtuar nga pasojat e ngjarjes së rende kriminale dhe shprehu bindjen në punën e organeve ligjzbatuese për zbardhjen e ngjarjes dhe venien para përgjegjësise të autorëve.

“Në të njëjtën kohë, u gjendemi pranë qytetarëve të dëmtuar për çdo nevojë, që mund të kenë, për kapërcimin e kësaj situate.Inkurajojmë strukturat ligjzbatuese për zbardhjen e shpejtë të ngjarjes dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve. Jemi të bindur se kjo ngjarje dhe pasojat e saj, të cilat, për fatin e mirë janë vetëm materiale, do të eliminohen shpejt dhe nuk do të kenë asnjë impakt negativ për qytetin.BASHKIA SARANDË./ sarandaNews.al…

error:
%d bloggers like this: