SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Pas procedimeve penale për keqtrajtim te femijeve, vjen edhe reagimi zyrtar i Bashkise nepermjet zedhenesit dhe drejtorit te kabinetit, Thoma Nika.

REAGIM I BASHKISË SARANDË- Lidhur me problematikën e trajtuar në emisionin Stop në TV Klan, ku shfaqej një fëmijë, i cili është rezident në institucionin e Shtëpisë së Fëmijës “V.Pulla”Sarandë dhe bënte fjalë për keqtrajtime në këtë institucion, sqarojmë se:

Nga institucioni i Shtëpisë së Fëmijës konsiderohen të pandodhura aktet e pretenduara për keqtrajtim. Ndërkohë, edhe nga verifikimi i bërë nga grupi, që në vijimësi monitoron këtë institucion, ka rezultuar ngjarja e pretenduar e pandodhur dhe denoncimi i pavërtetë. Edhe në Komisariatin e Policisë, nga vetë fëmija, është konfirmuar mosushtrimi i dhunës nga edukatoret.

Theksojmë se filmimi i transmetuar në “Stop” më 18 tetor 2022, është i vitit 2020, kur fëmija, në kushte karantine, për shkak të covid, është larguar nga institucioni në orët e vona. Sa i takon pretendimit për keqtrajtim të dy vajzave, sigurojmë se akte të tilla nuk kanë ndodhur. Transferimi i vajzave për të cilat bëhet fjalë, në një institucion tjetër, është kryer për shkak të kalimit të moshës, pasi në Shtëpinë e Fëmijëve Sarandë, akomodohen fëmijë të moshës 6-15 vjeç. BASHKIA SARANDË./sarandanws.al///

error:
%d bloggers like this: