PD, ka paralajmeruar sot për një protestë lidhur me atë që nga opozita dhe jo vetëm, konsiderohet si “afera qeveritare me Butrintin”.
Kryetarja e Deges se PD-s, Manjola Cikuli(Nikollo), u shpreh sot per sarandanews.al se:”Protesta e cila organizohet sot ne oren 12.00; do të bëjë bashkë jo vetëm demokratë, po edhe specialistë , njerëz nga komunitetet vendore, Ksamil, Xarre , etj,.të cilet kërkojne transparencë nga Qeveria dhe Ministria e Kultures per menaxhimin që pritet t’i bëhet qytetit antik te Butrintit, kësaj pasurie Boterore të UNESCO-s.”
Me heret Cikuli(Nikollo), kishte deklaruar lidhur me kete problematike: “NUK MUND TE JEPET HISTORIA E NJE KOMBI ME KONCESION! Partia Demokratike Sarandë,i bashkohet thirrjes së qytetarëve të Sarandës të protestojmë të gjithë bashkë nesër,e premte ora 12:00 para hyrjes kryesore në Butrint,për ndalimin e këtij pushtimi dhe plackitje kulturore që po i bëhet Butrintit nga duart e pista të pushtetit.Cdo gjë po na e marrin e po na e shesin.Ne reagojmë sot që të mos humbasim dinjitetin dhe kulturën tonë kombëtare nesër.Antikiteti jonë nuk mund të bëhet SHPK.”
Sipas Ibrahim Barjamit, veprimtar i shoqerise civile dhe zevendeskryerar i Keshillit Bashkiak te Sarandes, “Ndergjegjesimi për ate çka kerkojnë te bëjne me Butrintin dhe mungesa e transparencës, po zgjerohet jo thjesht të perfaqesues të opozites në Sarande dhe rajonin saj po edhe tek banorë ne Ksamil dhe fshatrat perreth si dhe nga specialiste te njohur”.
Kohet e fundit menaxhimi i ri i Butritit i ka ndare ne dy, palet: Pro-Qeveria, Minsitrja e Kultures Margariti,etj dhe kunder: disa arkeologe si Neritan Ceka, studjuesei dhe ish drejtori i Parkut Kombetar te Butrintit Auron Tare, etj,.//SARANDANEWS.AL…
ME SHUME LAJME
Sarandë-Tiranë, me vrap. Aulish Çukari, synon kryeqytetin me 30 km në ditë
Vëzhgim-Sarandë, I kap ‘Virusi i ‘tëbimit”.Shkatërrohen stolat dhe koshat, reagon bashkia
Banderolë për Mourinho në Tiranë: Mirë se vini në Romën e vogël