SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Sarandë: PD. Ilir Nikolla çel fushatën e primareve: Saranda ka nevojë për mua, jam alternativë e suksesshme

Avokati Ilir Nikolla i cili konkurroi i vetem ne mandatin e kaluar per kreun e Bashkise perballe Adrian Gurmes se PS, wsot konkurron në primaret e PD serish për kryebashkiak.

POSTIMI I ILIR NIKOLLËS

Shumë të nderuar dhe të dashur miq,

Në kontributin shumëvjeçar politik dhe profesional, misioni im është fokusuar gjithmonë në bashkim, bashkëpunim, progres dhe alternativë gjithëpërfshirëse. Jam përpjekur dhe kam punuar vazhdimisht brenda parimeve të mia dhe dua t’ju falenderoj te gjithëve për mbështetjen dhe besimin që më keni falur.

Ju kam dëgjuar dhe i kam ndjerë thirrjet tuaja për ndryshim, për reagim, për shpalosje vlerash.
Sonte dua të ndaj me ju nisjen zyrtare të fushatës sime si kandidat i Primareve të Partisë Demokratike për Bashkinë Sarandë.

Saranda ka nevojë për alternativë të suksesshme, për drejtim efektiv , për transparencë.

Primaret lindën si nevojë kundër kryetarokracisë dhe nepotizmit. Ato janë demokraci direkte për çdo anëtar dhe simpatizant të PD-së. Vota Juaj politike vendos fituesin e 4 Dhjetorit. Në mënyrë që kjo votë të marrë vlerë të prekshme dhe të matshme, fituesi i 4 Dhjetorit duhet të jetë fitues i 14 Majit!

Mbështetja juaj ndaj kandidaturës sime është mbështetje e drejtpërdrejtë për fitoren në 14 Maj. Vota Juaj për alternativën time është mundësia që i ofroni vetes suaj, familjes suaj, Sarandës, Ksamilit, Gjashtës, Metoqit, Shelegarit, Çukës e Berdeneshit që e ardhmja të jetë me të vërtetë e jona.

Le ta zgjojmë bashkë shpresën, motivimin,punën dhe bashkëpunimin. Le të shfaqim vlerat që i kemi ndarë si demokratë çdo ditë të përpjekjes, vendosmërisë, kontributit tonë.

Këtë herë Ecim … Më të fortë, Më të bashkuar, Më të sigurt!

Me shumë besim dhe mirënjohje, ju ftoj ta fitojmë së bashku këtë garë dhe të ecim drejt fitores në sfidën e 14 Majit!
I Juaji, Ilir Nikolla ///

error:
%d bloggers like this: