SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

-Dega e PD ne Sarandë organizoi sot protestën kundër dhënies me kocension të Butrintit. Në këtë protestë përveç, drejtuesve lokalë të Partisë dhe veprimtarëve të saj, kanë marrë pjesë edhe disa specialistë të pyjeve dhe mjedisit.

I pranishëm në protestën në Butrint, inxhinieri i pyjeve dhe eksperti mjedisor Kristo Kauri mes te tjerash u shpreh: ” Vij ne kete proteste jo si anetar I Partisë Socialistë që jam  por si ekspert mjedisor qe me dhemb shpirti per këtë Park që është nga 5 parqet më të mira të Evropës.dhe në 10 parqet më të mira të botës. “

  Pasi ka kujtuar konventat ndërkombëtare të nënshkruara nga Shqipëria,  Kauri kë përmendur Konventën e  Parisit, “Unë prostetoj këtu si ekspert mejdisor dhe nuk jam dakord që ky park nga Qeveria t’u dorëzohet privatëve për  qëllimet e tyre që ta tjetërsojnë dhe shkatërorjnë dhe të marrin të ardhurat që dëshirojë ata,”-ka  thënë Kauri.

Sipas kreut të demokratëve Manjola Cikuli (Nikollo) “Butrinti është një temë që na dhemb të gjithëve .

Ne sot duhet të jemi në mbrojtje të vlerave të trashëgimisë kulturore dhe vijmë këtu si qytetarë dhe jo si matrapazë që mundohen me mënyra nga më të ulëtat të japin me koncension historiën e këtij vendi.

Nuk mund të jepet historia e një vendi e një kombi me koncension.Është e turpshme!-tha sot para portave të Butrintit, Manjola Cikuli (Nikollo) kreu I Deges se PD në Sarandë./SARANDANEWS.AL///

error:
%d bloggers like this: