SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Sarandë: PD rregullon “shënjestrën” nis përzgjedhja e kandidatëve për Këshillat Bashkiake. Tani në Këshilla, jo vetëm monologë.

Nga Ana MIRO

ë lënë prej kohësh pa përfaqësues të PD ne Keshillat Bashkiake vendimarrese, në zbatim të vendimit fatal të ish udhëheqjes së PDSH; duket se  tani  kjo Parti edhe në rajonin e Sarandës, po korrigjon “shënjestrën” duke hyrë në një process të ri.

“Nisim punën për programin elektoral dhe përzgjedhjen e kandidatëve për Këshillat Bashkiake, duke kërkuar që të përfshijnë sa më shumë përfaqësues të shquar dhe t’i kthejnë bashkitë në organe të pushetit vendor funksionale.”-thanë burime zyrtare të PD në Sarandë.

Më herët lideri Sali Berisha, ne mbledhjen e kryesisë së PDSH, vuri theksin se “ Tani nis procesi i zgjedhjes së këshilltarëve, të ketë përfaqësime nga të gjitha gjinitë dhe komunitetet”.

Pritet  që në këtë process të zgjedhjes së kanidatëve për Këshillat e ardhshme bashkiake, udhëzimet e Qendrës të fokusohen jo vetëm te individë me nivel, kurajo dhe sa më përfaqësues, por edhe  të përfshijnë kandidate gra dhe vajza  si qytetare të para, zëri i të cilave duhet të dëgjohet më mirë se më parë.

“Nëse në primare nuk arritëm të kemi numrin e duhur të vajzave dhe grave për qytetare të para, për këshilltare në mënyrë absolute do të respektohet me rigorozitet të plotë, standardi statutor i kësaj partie pa asnjë ekuivok. “-vuri ne dukje së fundi  kreu i kesaj Partie, Sali Berisha./sarandanws.al/// .

error:
%d bloggers like this: