SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Nga Thoma NIKA

Krijues të penelit nga 20 vende të botës, të organizuar nga Qendra “Tirana Art” dhe të mbështetur nga Bashkia Sarandë e Bougonvile Resort & Spa, u frymëzuan, krijuan dhe performuan në Sarandë, nga 9-15 shtator. Eventi i tyre, në formatin e Simpoziumit Ndërkombëtar të pikturës “Saranda Art Days”, nisi me pikturimin live në hapësirën e shetitores së Sarandës, ku mori pjesë edhe Kryetari i Bashkisë së Sarandës Adrian Gurma. Pas kësaj ceremonia zyrtare e çeljes së Simpoziumit, që sivjet është në edicionin e dytë, u zhvillua në mjediset e pishinës së Bugonvile Resort.

Jona Dividi, drejtore e Qendrës “Tirana Art”, prezantoi 32 piktorët pjesëmarrës në këtë edicion, begraundin artistik të secilit dhe risitë e edicoonit të dytë në Sarandë. Kryebashkiaku Gurma ka mirëseardhur artistët e penelit, duke theksuar se Saranda është tërheqëse për turizëm, edhe sepse i jep akses artit e artistëve. Ai u rezervoi artistëve një pritje të ngrohtë në zyrën e vet, ku falenderoi për këtë bashkëpunim që po kthehet në traditë dhe bëhet pjesë e ngjarjeve artistike, që shkojnë përtej stinës së verës.

Koha midis seancave të punës krijuese për Koloninë e piktorëve është alternuar me vizita në sinagogën ebraike, në qytetin antik të Butrintit e në Ksamil, duke shijuar peizazhin piktoresk buzë liqenit të Butrintit dhe një lundrim me anije turistike në Gjirin e Sarandës etj.

Mbrëmja e 14 shtatorit ishte ajo e ekspozimit në shetitore të punëve të përfunduara, të cilat tërhoqën vëmendjen e qytetarëve dhe pushuesve vendas e të huaj, që ende janë të pranishëm në Sarandë. Artisti nga Kosova realizoi live në sytë e publikut një peformancë në telajo prej kanavace të përmasave të mëdha. Ceremonia e mbylljes së Simpoziumit 2 Ndërkombëtar të Pikturës “Saranda Art Days”, u zhvillua në gjirin e Bugonvile Resort. Artistëve iu dha çertifikatë pjesëmarrjeje nga Qendra “Tirana Art” e Bashkia, ndërkohë që Kryetari Gurma mirënjohjen për secilin prej tyre dhe për Qendrën “Tirana Art”, e shprehu me medaljen e personalizuar, nënshkruar prej tij, me tekstin “Mirënjohje që me penelin tuaj i shtuat ngjyra Sarandës së bukur”.

Këngëtarë e instrumentistë dhe grupe polifonike e valltarësh, me interpretimin e tyre live, e bënë mbrëmjen përmbyllëse edhe më interesante e tërheqëse për piktorët e huaj. Ata u shprehën në gjuhët respektive se ishin mrekulluar nga pritja, nga atmosfera miqësore që i shoqëroi në çdo ditë e në çdo hap në Sarandë e Ksamil dhe thanë se largohen me mbresa e përjetime që do t’i kujtojnë gjate./sarandanews.al///

error:
%d bloggers like this: