Komisariati i Policisë Sarandë festoi sot paradite 110-vjetorin e krijimit. sot 110-vjetorin e krijimit të saj. Ceremonia u parapri nga nje demonstrim i makinave te policise rrugore ne rruget e qytetit dhe ngritja e flamurit me himnin kombetar.




Komisar Klodian Kondi shefi i komisariatit të policisë Sarandë duke iu referuar 110 vjetorit te policise shqiptare kujtoi punonjësit e policisë që kanë rënë në krye të detyrës. Kondi vuri ne dukje rëndësinë e bashkëpunimit me komunitetin si dhe theksoi se nuk do të rreshtim asnjëherë perpjekjet për të kryer detyrën kushtetuese.
Ish-ofeceri i Policisë Asim Canaj në fjalën e tij bëri një historik të krijimit të forcave të policisë Shqiptare.


Të pranishmit i përshëndeti edhe kryetari i Bashkisë Sarandë Adrian Gurma, duke i uruar forcave të rendit suksese në detyrën tuaj fisnike si dhe nenprefekti Mirosh Birjani. Ceremonia u permbyll me një kokteil festiv///sarandaNews.al///
ME SHUME LAJME
Delvinë: Në qytet çmontohen kamera në kundërshtim me ligjin
Kumbaro me kryebashkiakun e Athinës: Promovim i ndërsjellë në turizëm
Berisha: PD në këmbë, deri në largimin e Ramës