SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Sarandë: Prezenca e OSBE-së në Shqipëri përuroi muralen e fushatës kundër dhunës me bazë gjinore

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri përuron sot ne Sarande një murale, si pjesë e fushatës kundër dhunës me bazë gjinore dhe veprimit të të rinjve.

Të pranishëm ishin ambasadori i OSBE-së Guido De Sanctis, kryetari i Bashkisë së Sarandës Adrian Gurma, konsullja e përgjithshëm i Italisë në Vlorë Iva Palmieri, përfaqësuesja e konsullatës greke në Gjirokastër Afroditi Fassouli, drejtorja ekzekutive e shoqatës së gruas “Jona” Entela Gjoni, si edhe aktorja Luiza Xhuvani, e cila interpretoi poezinë që është pjesë e murales.

Guido De Sanctis, kryetari i Bashkisë së Sarandës Adrian Gurma, konsullja e përgjithshëm i Italisë në Vlorë Iva Palmieri dhe përfaqësuesja e konsullatës greke në Gjirokastër Afroditi Fassouli, pershendeten te pranishmit duke percolle mesazhet e tyre kunder dhunes me bazë gjinore dhe rolin e veprimit të të rinjve.

Më pas, në mjediset e kafenesë “Lemon Tree”. ambasadori De Sanctis, përfaqësues të bashkisë dhe të nje grup te rinjsh zhvilluan një bashkëbisedim me fokus “Të rinjtë flasin” rreth rolit të të rinjve kundër dhunës me bazë gjinore,

Ne kete bashkebisedim pershendeti ambasadri De Sanctis,, disa te rinj , perfaqesues te bashkise, si dhe shoqat e grave JONA .///sarandanews.al///

error:
%d bloggers like this: