Kontrolle të shtuara për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale. Goditet një rast i armëmbajtjes pa leje. Qarkullonte me armë zjarri, në automjet, arrestohet në flagrancë drejtuesi i automjetit. Procedohet penalisht pasagjeri, për moskallëzim krimi. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të kontrolleve të shtuara për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në të gjitha fushat, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, për një shtetas që qarkullonte me armë zjarri në automjet, kanë organizuar punën për lokalizimin e automjetit dhe ndalimin e drejtuesit.
Në rrugën e fshatit Gjashtë, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin e dyshuar, me drejtues shtetasin A. B. dhe pasagjer shtetasin F. Gj. Gjatë kontrollit në automjet është gjetur një armë zjarri pushkë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Në përfundim të veprimeve u arrestua në flagrancë drejtuesi i automjetit, shtetasi A. B., 34 vjeç, banues në fshatin Gjashtë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. Gj., 34 vjeç, banues në fshatin Gjashtë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.///
ME SHUME LAJME
Sarandë.Fotovëzhgim: Te Bazilika dhe Sinagoga, hiqen ‘hartat memece’
FOKUS – 6 234 viktima në Turqi dhe 2 470 në Siri pas tërmetit të 6 shkurtit
Parashikimi i motit, e mërkurë, 8 shkurt 2023