SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Segmentet rrugore Ura e Kranesë-Qafë Botë dhe Ura e Kranesë-Ura e Gajdarit, po i nënshtrohen rehabilitimit të plotë, për t’i kthyer në parametrat e duhur.

Ndërtimi i këtyre segmenteve rrugore bëri të mundur përmirësimin e aksesit edhe drejt pikës kufitare të Qafë Botës.

Autoriteti Rrugor Shqiptar bëri të ditur se kanë përfunduar punimet e plotësimit të shtresave asfaltike në segmentin rrugor nga rrethrrotullimi i Kranesë në drejtim të doganës së Qafë Botës. Ndërsa vazhdon puna me gërmime dhe për formimin e trupit të rrugës në segmentin Shijan-Ura e Gajdarit

Sipas ARRSH-së, po punohet paralelisht dhe për përmirësimin e segmentit rrugor Shijan-Ura e Gajdarit, vazhdim i aksit Kardhiq-Delvinë. ///

error:
%d bloggers like this: